Gjatë një kontrolli rutinë të autobusëve në pikën kufitare Roszken, policia hungareze ka njoftuar se ka gjetur marijuanë në një autobus të Kosovës.

Autobusi ishte nisur nga Kosova dhe në pikën kufitare të Hungarisë, shoferi dhe asnjë 24 pasagjerët sa ishin, nuk kishin deklaruar mallra që i nënshtrohen doganës apo taksës.

Pas kontrollit në bagazhin e autobusit, policia ka njoftuar dhe ka shpërndarë një video me pamjet e drogës së fshehur në thasët me speca.

Pas thesit të parë, policia nxori edhe dy thasë të tjerë me speca dhe ka njoftuar se brenda 3 thasëve janë gjetur më shumë se 23 kilogramë marijuanë./tvklan.al