Përbërësit:

250 gr mish viçi i grirë

200 gr salsiçe derri

100 djathë montazio

100 gr pana

70 gr parmixhano

30 gr borzilok

6 speca me ngjyra

6 feta bukë fshati

3 thelpinj hudhër

2 vezë

Kripë

Piper

Përgatitja:

Fillimisht pastrojmë nga farat specat dhe i vendosim të ziejnë në një tenxhere me ujë dhe pak sodë në mënyrë që të ruajnë ngjyrën. Në një tigan me vaj ulliri, shtojmë hudhrat, salsiçet e grira, mishin dhe i përziejmë që të skuqen.

Presim në kubikë të vegjël tulin e bukës dhe e vendosim në një tas, më pas shtojmë në të borzilok të grirë. Sapo të skuqen i shuajmë me verë dhe sapo alkooli të avullojë shtojmë në tigan bukën e grirë me borzilok. I përziejmë mirë të gjitha bashkë, shtojmë djathë të grirë dhe me masën e përgatitur mbushim specat. Pasi ti mbushim të gjithë iu vendosim sipër mbushjes edhe vezë dhe i fusim në furrë që të piqen. Në një tenxhere vendosim panën, sapo të vlojë e largojmë nga soba dhe shtojmë në të djathin e prerë në kubikë të vegjël dhe djathin e grirë i përziejmë dhe i bëjmë edhe me mikser në mënyrë që të bëhet e gjitha kremoze. Vendosim në pjatë kremin e djathit, mbi të specin dhe është gati./tvklan.al