Sondat nënujore të dërguara në thellësi të oqeaneve i kanë dhënë shkencëtarëve të Administratës Oqeanike dhe Atmosferike një ide më të qartë se çfarë mund të jetë.

Ajo u gjend në brigjet e Porto Rikos dhe në pamje të parë përngjan si një masë xhelatinoze që pluskon në ujë. Në fakt është një lloj stenofori të cilën studiuesit e konsiderojnë mjaft unik.

“Është i veçantë sepse arritëm të identifikonim një specie totalisht të rrallë falë sondave që na përcollën video HD. Mjafton ajo për të mbledhur informacione dhe për të kuptuar morfologjinë e kësaj gjallese, si për shembull vendndodhjen e pjesëve të tyre riprodhuese apo shumë aspekte të tjera”, thotë biologia Allen Collins.

Nga larg ajo ngjan si një llambë e vogël pasi koka është rrumbullake dhe ka dy tentakula. Qëndron në thellësinë e 3900 metrave dhe besohet se tentakulat i përdor për të mbajtur veten kapur pas sipërfaqes së detit.

“Kishte organizëm shumë të bukur. Lëvizte si një balonë e vogël bashkangjitur dyshemesë së detit me një lartësi 2 metra mbi të. Duket se ajo e prek dyshemenë e detit”, shprehet oqeanografi Mike Ford.

Ato njihen ndryshe me emrin kandili krehër për shkak se ka vetëm dy tentakula./tvklan.al