Pas denoncimeve të bëra nga Televizioni Klan dhe Zyra për
Mbrojtjen e Konsumatorëve për nivele të larta te nitratit tek pjeprat dheshalqini, specialistë të sigurisë ushqimore thonë se situata ështeë alarmante.Shqipëria, shprehen ata, është i vetmi vend në rajon që nuk kontrollonprodhimet pasi ka mungesë laboratorësh dhe për shkak se ata laboratorë qëekzistojnë nuk i kryejnë analizat për të gjitha produktet bujqësore eblegtorale, e për më tepër këta laboratorë nuk janë të certifikuar për një sërëanalizash.“Sot ISUV dhe disa laboratorë të tjerë mund të kryejnë disa analiza, disa janë të akredituara, por një pjesë shumë e mirë e këtyre analizave për sigurinë ushqimore nuk mund të kryhen akoma në institucionet tona, dhe kjo është alarm i ditës. Rezulton që jemi një nga vendet e fundit në rajon me problematika fillestarësh, mungesë laboratorësh të akredituar, mosmonitorim në terren”, thotë Sokol Stafa.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në një reagim publik pas
kërkesave të vazhdueshme të Tv Klan dhe Zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorit që tëndërhyjë në tregje për të kryer kontrolle, tha se produktet ishin të sigurta,ndonëse pranoi se nuk ka kryer asnjëherë analiza për nivelin e nitratit tepjepri. Për specialistët, ky reagim është diletantesk dhe evidentonproblematika të mëdha që ka Autoriteti Kombëtar i Ushqimit.“Duke e mohuar problematikën që nuk ka nevojë për alarm, nuk është problemi këtu etj., në fakt ata thjesht e bëjnë problemin shumë më të madh seç është. Dhe problemi tek siguria ushqimore lidhet jo vetëm me nitritet por me të gjitha kimikatet që përdoren sot në bujqësi. ISUV duhet të jetë i gatshëm të kryejë çdo analizë që ekziston dhe akoma ata nuk mbulojnë të gjithë gamën e analizave. Është shumë shqetësuese”.
Sipas specialistëve, mungesa e monitorimit të fermave dhe
prodhimeve bujqësore në terren shpesh herë ka sjellë abuzim me kohën e vjeljessë prodhimeve.“Është një problematikë shumë e madhe sepse koha në të cilën përdoret një pesticid, qoftë i lejuar ose jo, por le të marrim rastin më të mirë që lejohet, dhe ai ka një kohe të përcaktuar që quhet karec nga koha e përdorimit deri në shitje. Në shumicën e rasteve nuk zbatohet. Shumica e operatorëve tanë nuk janë nëpër skema kontrolli certifikimi. Risku është që ne konsumojmë produkte me nivele të larta mbetjesh. Analizat në bazë risku që duhet të marrë AKU, jo gjithmonë merret. AKU nuk është transparente, ne nuk e dimë sa analiza janë berë, kur janë marrë, cilat janë produktat e marra”.
Tv Klan iu drejtua sërish AKU se çfarë analizash ka kryer
për fruta perimet. Por AKU jo vetëm që nuk iu përgjigj interesimit të Tv Klan,por ka mbyllur edhe dyert.Efekte kur mbyllet dera. Edhe në ISUV askush nuk
përgjigjet për sigurinë ushqimore.Një ditë më parë Autoriteti Kombetar i Ushqimit reagoi për
shqetësimin e ngritur për disa ditë me radhë nga Televizioni Kombëtar Klan, sedisa prodhime bujqësore lejohen të dalin në treg edhe pse kanë niveleskandaloze të nitratit.Por në vend që reagimin ta bënte duke çuar inspektorët nëpër
tregjet e sinjalizuara nga Tv Klan dhe Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorit,AKU u kërkon konsumatorëve të qetësohen vetëm duke u thënë se nuk ka vend përalarm.Tv Klan