Qendra e Zhvillimit Urban sëbashku me specialistë të tjerë të urbanistikës dhe arkitektë, kanë zhvilluar një debat të hapur rreth zhvillimit urban. Sipas tyre Tirana është në katastrofë. Specialistët e ndërtimit shprehin alarmin e tyre, pasi kioskat kanë pushtuar vendin pa asnjë lloj leje.

Urbanistika e këtyre viteve është zhvilluar në një mirazh të humbur, larg atij të një vizioni bashkëkohor dhe europian. Zona të ndryshme në Tiranë janë kthyer në “geto”. Specialistët dhe arkitektët theksuan se problemet e ubanistikës do të shtohen më tepër kur popullisa e Tiranës pritet të kalojë shifrën e 1 milionë banorëve.

Morali nuk duhet t’u mbesë ndërtuesve dhe projektuesve, por duhet të jetë shteti, deri tani i pazotë, që me gjithë forcën e tij të veprojë për rindërtimin nga e para por tashmë të menduar mirë të urbanistikës së kryeqytetit të vendit./tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj