ADN e mjekëve të rinj plaket 6 herë më shpejt se vlerat normale. Sipas një studimi të universitetit të Michigan, pas diplomës në Mjekësi, vitet e specializimit janë shumë intensive për mjekët e rinj dhe rezulton se vetëm 12 muaj ADN e tyre plaket me ritme 6 herë më të larta se normalisht, gjë që tregon sesa shume ndikojnë sforcimi ne formimin mjekësor.

Sipas ekspertëve, pjesët fundore të kromozomeve fillojnë dhe tkurren në mënyrë të përshpejtuar në periudha të caktuara, në këtë rast nën trysninë e një stresi të theksuar dhe mbilodhjeje. Ky është tregues sesi stresi i tejzgjatur ndikon në organizëm dhe në këtë përfshihen edhe ata që përballen me formimin ushtarak, studimet universitare kryesisht në shkenca dhe juridike, apo edhe periudha e shtatzënisë apo muajt e parë të ardhjes në jetë të një fëmije.

Kërkuesit shpjegojnë se mesatarisht studentët apo praktikantët që kanë mbingarkesë në studime dhe punë njëkohësisht, janë ata tek të cilët vërehet më tepër fenomeni i plakjes në mënyrë të përshpejtuar për një kohë të caktuar të AND-së së tyre

Klan Plus