Minnesota mposht kryesuesit e Perëndimit, fitojnë Knicks e Pelicans

Minnesota rikthen me këmbë në tokë Denver Nuggets. “Ujqërit” dominuan totalisht në parket, teksa arritën që të fitonin me shifrat e thella 128-98. Një duel ku diferencat ishin të dukshme pas çdo periode.

Porter i Denver ishte lojtari më i mirë i sfidës me 22 pikë, 3 rebaund e 1 asist, gjithsesi nuk arriti që i vetëm të shmangë humbjen e Nuggets. Ndërkaq në radhët e Minesotas shkëlqeu Edwards me 20 pikë. Denver mban vendin e parë ndërsa Minnesota e 7-ta në Konferencën e Perëndimit.

Tek fitorja e rikthyer edhe New York Knicks, që ishte dominuese ndaj Philadelphia. Njujorkezët triumfuan 108-97 në një duel ku Randle dhe Brunson shkëlqyen në parket. Dyshja e Knicks realizuan 45 pikë së bashku, ndërsa Embiid i Philadelphia regjistroi një double double me 31 pikë e 14 rebaund por pa ndikim në rezultat.

Fitoren e dytë radhazi e shënoi Pelicans, që i shkaktoi humbje Sacramentos pa busull në dy sfidat e fundit. Diferencën në parket e bëri Murphy me 30 pikët e tij. 26 pikët e Bane nuk shmangën humbjen e Memphis, që u mund nga Toronto me shifrat e ngushta 106-103.

Klan News