Qytetarët e Durrësit do të kenë mundësinë të shijojnë mbrëmjen e sotme një spektakël fishekzjarresh nga Dubai. Është Kryesministri Edi Rama, i cili në një postim në rrjetet sociale shkruan se ky spektakël që do të nisë në orën 23:00 te Vollga, vjen si dhuratë e Marinës së Dubait për durrsakët mikpritës të Marinës së Durrësit.

“Mirmëngjes dhe me këtë njoftim të këndshëm për banorët e Durrësit, që sonte në orën e këmbimit të viteve, mund të shijojnë spektaklin e fizhekzjarreve nga “Burj Khalifa” tek “Vollga”, si dhuratë e Marinës së Dubait për durrsakët mikpritës të Marinës së Durrësit, ju uroj të gjithëve një vigjilje të paqme të Vitit të Ri”, shkruan Rama./tvklan.al