Çiftet shpesh përpiqen t’i bëjnë sa më të veçanta e të paharrueshme ceremonitë e tyre martesore dhe dasmat e madje ndonjëherë organizime të tilla duken si “një garë” për të shfaqur lumturinë.

Një çift nga Fieri ka zgjedhur për ta bërë më të veçantë dasmën e tyre të marrin një helikopter, i cili ka hedhur petale trëndafilash të kuq në sheshin kryesor të qytetit ku kalojnë dasmorët me makina.

Helikopteri, siç duket edhe nga pamjet ka hedhur me mijëra petale mbi makinën e çiftit të sapokurorëzuar duke dhuruar kështu një spektakël për të gjithë./tvkan.al