Spektakël sugjestionues në jug të Australisë. Për disa arsye, algat bioluminishente janë shumë aktive dhe kanë ndriçuar ujërat në Jervis Bay. Fenomeni është filmuar nga fotografi Jason de Freitas.

Ekspertët shpjegojnë se ky fenomen nuk është i rrallë dhe njihet, pasi këto lloj algash janë organizma mikroskopike që ushqehen me plankton dhe kështu çlirohet drita blu e fortë fosforeshente. Në disa vende dhe në rrethana të caktuara fenomeni merr dimensione të mëdha, si pasojë e prezencës së madhe të gjithë mikroorganizmave bimorë e jo që përbëjnë plankton.

Vjen si pasojë e ndërveprimit mes një enzime dhe një pigmenti dhe është karakteristike e përhapur ndër banorët e detit. Shërben për ndriçimin e ujërave rrethues, për të ngatërruar gjahtarët, ose edhe si sinjal rreziku apo tërheqje për riprodhim.

Klan Plus