Kina merr medalje ari në hedhjen e sinkronizuar, triumfon SHBA e Meksika

Kina është fituese e medaljes së arit në hedhjen e sinkronizuar nga trampolina në lartësinë e 10 metrave.

Dy sportistet e talentuara Shen Juki e Zhang Xhiashi dhuruan një performancë spektakolare, duke grumbulluar 363.78 pikë.

Në vendin e dytë u pozicionuan amerikanet, Xhesika Parato e Delini Shnell, të cilat nuk i kursyen as lotët.

Medalja e bronzit shkoi për meksikanët Garsia e Lozo.

Klan News