“Simbol i fuqisë së Francës” apo “Monument i pashmangshëm” janë disa nga epitetet që i janë veshur ndër vite kullës Eiffel.

Të mërkurën vepra madhështore e ideuar nga Gustave Eiffel përuroi 130-vjetorin e krijimit. Mijëra qytetarë, parizienë e turistë soditën spektaklin e jashtëzakonshëm të ngjyrave.

324 metra e lartë, 7300 ton e rëndë, kulla Eiffel regjistron mbi 7 milionë vizitorë në vit. U deshën 2 vjet e 2 muaj për ta ndërtuar më 15 Maj të vitit 1889, me rastin 100-vjetorit të revolucionit francez.

Ndërtimi i saj u kundërshtua fort nga parizienët, të cilët e konsideronin një grumbull hekurishtesh në mes të qytetit. Sot kulla Eiffel është kthyer në një vizitë të detyrueshme, për këdo që viziton Parisin.

Tv Klan