Spektakli më i madh i Koresë së Veriut pezullohet pas kritikave të liderit suprem

Posta

Spektakli më i madh i Koresë së Veriut pezullohet pas kritikave të liderit suprem

18:50 05/06/2019

Spektakli më i madh propagandistik i Koresë së Veriut, i quajtur “Lojërat Masive”, është pezulluar pas kritikave që bëri udhëheqësi Kim Jong Un. Agjencitë turistike që organizojnë udhëtime në shtetin më të izoluar, thotë se këto lojëra do të jenë të pezulluara nga data 10 Qershor deri në një njoftim të dytë. Deri tani, Peniani zyrtar nuk ka bërë komente.

Të hënën, lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un kritikoi Lojërat Masive, sikurse ai tha, “për frymën e gabuar të realizimit“. Në ditën e parë të hapjes së këtyre lojërave, Kim foli për “një sjellje të papërgjegjshme në punë”. Pezullimi i Lojërave Masive në Korenë e Veriut është bërë për shkak të pakënaqësisë që Kim Jong Un kishte për hapjen e spektaklit.

Lojërat Masive në Korenë Veriore janë një nga eventet më të mëdha propagandistike të shtetit komunist, ku marrin pjesë dhjetra persona, shumica prej të cilëve fëmijë, të cilët kryejnë lëvizje saktësisht të sinkronizuara. /tvklan.al


Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT