Rikthehen sërish Spice Girls. Emma, Geri, Mel B dhe Mel C kanë nisur turneun e tyre në Evropë. Por koncerti i mbajtur në Dublin nuk u prit mirë nga fansat. Një pjesë e tyre, nëpërmjet rrjeteve sociale kanë mbetur të zhgënjyer nga koncerti për shkak se nuk dëgjoheshin zërat e vajzave të grupit.

Do ishte fantastike sikur dikush t’i thoshte fonisë së Spice Girls se nuk po i dëgjojmë dot, ç’zhgënjim”, shkruan njëri nga fansat në Twitter. Sipas revistës People, pjesa më e madhe e njerëzve e braktisën koncertin, ndërsa disa të tjerë shfaqën pakënaqësinë e tyre edhe për çmimin e biletës, që kushtonte nga 66 deri në 146 paund.

Pak përpara koncertit, Victoria Beckham bëri një urim për ish- koleget e grupit duke shkruar: “Ju uroj fat Spice Girls-ave sot, në nisje të turit të tyre, miqësia s’përfundon”. Beckham nuk mundi të ishte e pranishme në koncert për shkak të angazhimeve me sipërmarrjet e saj të modës.

Klan Plus