Përveç suksesit që ka korrur në muzikë, reperi i njohur Majk është përfolur shumë edhe për jetën private dhe lidhjet e dashurisë. Marrëdhënia me Majlinda Zekën, modelen që e bëri edhe baba, ka qenë në qendër të mediave rozë. Lidhja e tyre zgjati pak muaj, por në jetë erdhi i vogli Roan.

Pavarësisht ndarjes dhe ndryshimeve të mëdha në jetën e secilit, dyshja e njohur herë pas herë vihet në qendër të vëmendjes. I ftuar sot në emisionin “Xing me Ermalin” në Tv Klan, Majk foli për jetën private. Ai tha se për djalin e tij ka dashuri shumë të madhe dhe për nënën e djalit të tij do vijojë të ketë respekt deri në fund të jetës së tij.

Ermal Mamaqi: Tani duhet të flasim pak seriozisht pavarësisht shakave, sepse njerëzit kanë kuriozitet. Sidomos ata që rrinë nëpër rrjetet sociale. Po të duash ti edhe mund ta evitosh si përgjigje, por unë duhet të të pyes. Ka shumë spekulime në lidhje me ish të dashurën tënde , Majlindën. Më keq akoma flitet për marrëdhënien tënde me djalin, thuhet që s’kalon kohë me të etj, etj. Si është e vërteta?

Majk:

Kjo është jeta ime personale dhe nuk kam shumë dëshirë ta ekspozoj dhe as të prononcohem nëpër media.

Ermal Mamaqi: Ne kemi parë foto në Instagram që t’i del me djalin.

Majk:

Hedh ndonjëherë, ka ndonjë moment që e ndjej, por për mua Instagrami nuk është aq faktor i rëndësishëm në jetë. S’kam pse të postoj çdo lëvizje timen aty, apo çdo ndjenjë. Për djalin tim kam dashurinë më të madhe që ekziston dhe do të jetë kështu deri në fund të jetës time. Ndërsa për nënën e djalit tim do të kem respekt deri në fund të jetës, pa dyshim, që ta përmbyllim këtë temë. Unë asnjëherë nuk kam dashur të njihem si Majku lidhur me jetën private, por Majku që ka talent.

Ermal Mamaqi: Çfarë dëshiron që të bëhet djali? E ke menduar që edhe ai të bëhet yll i muzikës?

Majk:

Nuk e di, por t’i imponoj gjëra nuk është mirë. Detyra ime është ti tregoj rrugët e mira, zgjedhjen do ta bëj ai vetë besoj, por për momentin është herët. Jam duke shijuar çdo lëvizje të tij dhe është duke më bërë për vete me çdo fjalë që flet.

Ermal Mamaqi: Nejse, besoj djali e ka të garantuar një vend në Babastars se e ka mikun brenda…

/tvklan.al