Spermatozoidet, apo qelizat riprodhuese mashkullore tashmë mund të prodhohen edhe në laborator. Kjo mund të arrihet falë përdorimit të qelizave embrionale. Këto qeliza i japin formë gametëve femërorë e atyre mashkullorë të njohur ndryshe edhe si ovulat apo spermatozoidet. Të parët që kanë arritur t’i krijojnë këto qeliza në laborator kanë qenë nje grup shkencëtarësh të Universitetit të Mynsterit në Gjermani.

Eksperimenti, që besohet se i hap rrugë krijimit të kurave kundër infertilitetit tek meshkujt, është kryer me sukses tek minjtë. Disa qeliza embrionale të nxjerra nga testikujt e tyre u injektuan në një solucion të veçantë, ku ato morën formën jetësore. Nëse kjo teknikë do të aplikohej edhe tek njeriu, spermatozoidet do te injektoheshin tek meshkujt infertilë, duke eliminuar kështu nevojën e një donatori. Kërkuesit shkencorë thonë se deri më tani nuk është hasur asnjë difekt përsa i përket anës gjenetike. /tvklan.al