“Spice Girls” anulon turneun e Qershorit – TV KLAN

“Spice Girls” anulon turneun e Qershorit

Shkak, marrëdhënia seksuale mes gocave të grupit e publikuar rishtazi

I ka kushtuar shumë rëndë deklarata që Mel B, pjesëtare e bandës “Spice Girls” bëri, kur pohoi se kishte kryer marrëdhënie seksuale me një nga vajzat e tjera të grupit, Geri Horner.

Për pasojë turneu i shumë pritur nga të gjithë, i cili do të zhvillohej më 15 Qershor është anuluar.

Edhe pse gjatë deklaratës Mel B e mori më të qeshur dhe tha se është pjesë e të shkuarës, për Gerin nuk ka qenë i njëjti efekt. Mësohet se ajo është shumë e acaruar dhe se nuk dëshiron të ketë asnjë lloj kontakti me Mel B. Ajo është shprehur se nuk dëshiron të jetë pjesë e skandaleve të tilla, pasi është një grua familjare, nënë dhe bashkëshorte.

Nga ana tjetër Mel B është e acaruar me shoqen e saj për faktin se e bëri të duket gënjeshtare, për diçka që është e vërtetë edhe pse ka ndodhur para 25 vitesh.

Edhe pse kjo e fundit është munduar të qetësojë situatën duke kontaktuar më Geri-n, mësohet se nuk ja ka arritur qëllimit.

Ngelet për tu parë nëse vajzat do të harrojnë çdo gjë, për hir të fansave, duke i sjellë koncertin e shumëpritur.

Klan Plus

Kategori
Klan PlusShowBizTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*