Disa këngë nuk na mërziten kurrë, sidomos të artistëve tanë të preferuar. Kjo i shtyu vajzat e grupit Spice të lumturojnë fansat e tyre e t’i rikthehen skenës në Qershor. Por jo vetëm kaq.

Turneu i shumëpritur i ribashkimit do të sjellë gjithashtu një realizim të ri të vajzave me një prej DJ më të famshëm të momentit, Diplo.

“The Sun” shkruan se Diplo është një fans i madh i “Spice Girls” dhe dëshiron që ta përpunojë muzikën e tyre për ta sjellë tek brezat e rinj të përshtatur edhe me atë çfarë pëlqehet sot prej tyre.

Bëhet fjalë për një këngë të njohur të grupit britanik që do të vijë në versionin e një këngë verore, të cilën vajzat e kanë aprovuar sapo e kanë dëgjuar.

Tv Klan