Tre nga vajzat e “Spice Girls” kanë lëshuar një video duke festuar 20-vjetorin, duke lënë të kuptohet edhe për një bashkim të mundshëm. Emma Bunton, Geri Horner dhe Melanie Brown, të njohura si Baby, Ginger dhe Scary, të gjitha u shfaqën së bashku në një video, e cila u publikua në Youtube së fundmi.

Treshja kanë thënë se duan të falenderojnë fansat e tyre,

“Ju keni qëndruar me ne për 20 vjet  dhe ne duam të shprehim falënderimet”

, ka thënë Geri Horner për video.

“Ne duam të festojmë, jeni të gjithë të ftuar”

, vazhdon Melanie Brown. Teksti, i cili më pas shfaqet nëpër ekran tregon një lajm të mëtejshëm në lidhje me planet e sakta të grupit, të cilat do të shpallen më vonë.

Videoja është publikuar një ditë pasi “The Sun” raportoi se treshja po planifikon një koncert bashkimi në “Hyde Park” të Londrës, në verën e ardhshme.

Elio Kennedy, producenti i “Spice Girls” ka konfirmuar se vajzat  po punojnë për një këngë të re, megjithatë,

“prisni dhe shikoni”./tvklan.al