“Spider-Man”, rekord të ardhurash

“Spider-Man”, rekord të ardhurash

15:25 09/07/2019

Pas “Spider-Man: Home coming” Peter Parker u rikthye në ekranin e madh në kapitullin e radhës, “Spider-Man: Far From Home” me sfida të reja.

Suksesi u pa menjëherë.

Vetëm pak ditë pas shfaqjes projekti ka sjellë të ardhura me rreth 185 milionë dollarë vetëm në Shtetet e Bashkuara dhe në Kanada, teksa në nivel global ka arritur në shifër prej rreth 580 milionë Dollarësh.

Sipas Sonyt, bashkëprodhues i filmit të superheroit të Marvel Studios, ishte  llogaritur që fillimisht të arkëtoheshin 500 milionë dollarë në 10 ditët e para pas premierës, por fitimet tashmë kanë befasuar producentët dhe prodhuesit e saj.

“Spider-Man: Far From Home” vijon me ngjarjet pas “Avengers Endgame”, ku Peter Parker i  duhet të shpëtojë botën së bashku me Mysterion, personazhin e sapo-zbuluar në kapitullin i ri i dedikuar Njeriut Merimangë.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme

KPT
KPT
UKT