Shumë spikere të Klan dhe Klan Plus kanë kaluar dhe tek Klan News si: Anjola Hamzaj, Brikena Prifti, Redi Prifti po ashtu Mirela Milori dhe Oljana Maloku.

Oljana është gjatë orës  10:30 deri në 13:30 ndërsa është moderatore e programit “Pro Business” në Klan Plus që transmetohet çdo të hënë në 18:30.

Ndërsa Anjola ka edicioni informativ të orës 17:00 deri në 19:00 dhe me të ftuar në Klan News, ndërkohë në TV Klan ka orarin e drekës: 15:30.

Të ftuara tek emisioni “Rudina” në Tv Klan, ato kanë treguar eksperiencën e tyre në këtë televizion të ri dhe janë përballur me disa pyetje ngacmuese nga moderatorja. Të pyetura nëse ka ndodhur ndonjëherë që të veshin tuta dhe xhaketë gjatë transmetimit, spikeret janë shprehur se po.

Rudina Magjistari: Jeni veshur ndonjëherë me tuta sportive dhe me xhaketë teksa keni dalë në transmetim?

Anjola Hamzaj: Po edhe me pantallona të shkurtra, varet nga stina. Por nuk jemi bërë virale sepse kemi parë shembuj nga gazetaret e huaja që kanë qenë më shumë dramatike se kjo. Ka pasur një reflektim tavolina dhe pjesa poshtë është dukur qartësisht.

Oljana Maloku: Kur u hap Klan News ishim shumë të kujdesshme dhe ditët e para ishim të gjitha me kostume që të vërtetonim sa i gjerë është plani dhe deri ku shkon.

Rudina Magjistari: Kur fituat atë sigurinë dhe në studiot e reja, filluan kombinimet e xhaketave dhe tutave, interesante.

Rudina Magjistari: Ju ka zënë ndonjëherë lemza në transmetim dhe çfarë keni bërë?

Anjola Hamzaj: Në fakt rasti i lemzës është i Drini Zeqos (qesh). Po ka shqetësime të tjera plot, për shembull mund të kesh ngrënë një ëmbëlsirë para edicionit, ke një artikulim të keq, nuk je rehat. Mua ushqimi më ndikon shumë. /tvklan.al