Prej rreth dy vitesh tashmë ajo është imazhi i edicionit informativ të orës 15:30 në Tv Klan. Bëhet fjalë për spikeren Anjola Hamzaj, e cila çdo ditë jep me profesionalizëm të rejat më të fundit nga vendi, por edhe bota.

Ndonëse ka përfunduar studimet për Gjuhë-Letërsi, dëshira për të qenë pjesë e lajmeve nuk ka ardhur në mënyrë rastësore, përkundrazi ka qenë një nga qëllimet e Anjolës.

Por sot, e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, përveç rrugëtimit në televizion ajo ndau me të gjithë lajmin e bukur se është në pritje të ëmbël.

https://youtu.be/75127IPcoec?t=12m28s

“Është hera e parë për mua. Jam në muajin e pestë, ndihem shumë mirë tani. Tre muajt e parë kam patur ato simptomat e zakonshme. Tani jam më e qetë, por psikologjikisht jam në fazën që mbledh informacion, lexoj gjithë kohën, më duket sikur bëhesh edhe paranojake. Nëse më parë nuk doja t’ia dija kur bëhej një bisedë shtatzënie, tani jam shumë e vëmendshme, dëgjoj gjithë “sy e veshë”, madje edhe pyes. Kam nisur fazën kur thuhet se shijohet shtatzënia”,

tha spikerja.

Gjatë emisionit, Anjola po ashtu zbuloi se pret binjakë, një djalë dhe një vajzë.

“Pres binjakë, një djalë dhe një vajzë. Të gjithë kur e marrin lajmin janë shumë të lumtur, por unë në fillim kur mora lajmin e përjetova me shumë traumë. Sepse unë edhe vetë jam binjake me motër dhe jam rritur me mamanë time që më thoshte: Ç’kam hequr unë me ju të dyja. Më ishte ngulitur në kokë që është shumë e vështirë dhe nuk doja. Por e kalova, tani po shijoj anët pozitive. Nuk kam nisur ende përgatitjet, jam në fazën që nuk di asgjë”

, rrëfeu me emocion spikerja Anjola Hamzaj.

/tvklan.al