Vizitorët vlerësojnë ujin, rërën dhe çmimet e arsyeshme

Plazhi i Spillesë frekuentohet nga një numër i i konsiderueshëm vizitorësh të cilët për më shumë se 40 vjet janë pushuesit besnikë të zonës. Nuk e ndërrojnë me asnjë plazh tjetër në Shqipëri rërën dhe detin e pastër.

Pushuesit nga Tirana, Elbasani dhe Berati janë të parët që kthehen për çdo vit në Spille. Qetësia dhe pastërtia e detit Adriatik, por edhe rëna e pasur me jod, i tërheq pushuesit edhe përtej sezonit zyrtar. Po për ta një faktor po aq i rëndësishëm janë edhe çmimet e arsyeshme.

Gjithsesi pushuesit vlerësojnë se ky plazh ka më shumë nevojë për mirëmbajtje. I çliruar nga masat e diktuara nga pandemia, operatorët turistik ne këtë zonë presin që këtë vit të kenë një sezon të suksesshëm turistik.

Tv Klan