Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali tha se Presidenti Ilir Meta shkeli parimin e unitetit kombëtar lidhur me vendimin e tij për anulimin e datës së zgjedhjeve së 30 Qershorit, si dhe e cilësoi si një atentat kushtetues.

“Çdekretimin e zgjedhjeve e quajnë si akt prej burri shteti. Në fakt është vazhdimi kësaj lufte primitive me mjete të tjera, akti i Metës është një atentat i pastër kushtetues që sulmon Republikën e Shqipërisë, cënon rëndë të drejtën e zgjedhjes së shtetasve, zgjedhjet janë e drejtë e qytetarëve për të zgjedhur në mënyrë periodike përfaqësuesit e tyre, këta janë mësuar të bëjnë me Kushtetutën ligjin, dhe me shqiptarët si kanë dashur. 

Zgjedhjet janë e drejta e shqiptarëve. Në 30 Qershor do të përballen me murin e lartë të ligjit ku do të thyejnë hundët. Ilir Meta shkeli primini e unitetit kombëtar. Presidenti është neutral, i paanshëm, i pavarur, pavarësia e tij garantohet, sigurisht ai mishëron të gjithë popullin në unitetin e tij, por me vendimin e tij, Ilir Meta dëshmoi se mund të nxjerrësh Presidentin nga kulla e LSI, por nuk mund të shkulësh LSI nga zyrat më të larta të shtetit.

Shkeli parimin e periodicitetit të zgjedhjeve, të sovranitetit të popullit, i zgjati organeve mandatin tej afatit kushtetues”, deklaroi Spiropali. /tvklan.al