Spiropali e Balla komentojnë deklaratat e Bashës

Spiropali e Balla komentojnë deklaratat e Bashës

19:50 25/03/2019

Por edhe pse Lulzim Basha akuzoi Prokurorinë se gënjen për kontratat e lobimit, mazhoranca i kërkoi kreut të Partisë Demokratike të japë përgjigje për faktet që kanë dalë në dritë.

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, në një reagim në Twitter i kujton kreut demokrat se ai nuk mund të bëjë të përvuajturin dhe të persekutuarin politik.

Ndërsa Taulant Balla tha më herët se Basha gënjen se hetimet kanë nisur me kërkesë të PD-së. Sipas tij, ndaj Bashës ka një kallëzim të bërë prej tij dhe se hetime për këtë çështje ka nisur edhe Departamenti Amerikan i Drejtësisë si dhe autoritetet skoceze.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
Delta

UKT