Spiropali i përgjigjet Metës: Presidenti i takon Republikës, jo Lulit dhe Monës

Spiropali i përgjigjet Metës: Presidenti i takon Republikës, jo Lulit dhe Monës

11:23 14/06/2019

Pas deklaratës së Presidentit Ilir Meta, ka reaguar menjëherë ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali. Në një postim në Twitter, Spiropali shkruan se është dakord me deklaratat e Metës, që Presidenti i takon Republikës, dhe jo Lulzim Bashës e Monika Kryemadhit. Për këtë arsye, thotë Spiropali, Presidenti Meta ka humbur të drejtën të qëndrojë në zyrë.

“Zoti Meta, jemi dakord me ju “Shqipëria është Republikë. Presidenti i takon Republikës dhe Republika u takon qytetarëve!”. Pikërisht për sa jemi dakord këtu, ju e keni humbur të drejtën të qëndroni në zyrën e Presidentit. Sepse Presidenti i takon Republikës jo Lulit dhe Monikës”. 

 

Presidenti Meta deklaroi sot se është zgjedhur në këtë detyrë nga një Parlament legjitim dhe jo nga ky i sotmi, duke thënë se “Presidenti i përket Republikës, Republika i përket qytetarëve”. /tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme
Delta

UKT