Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali e ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan tha se opozita e sotme është jashtë normalitetit të të bërit politikë, ndërsa ardhja e ndërkombëtarëve për të zgjidhur problemet është një keqardhje dhe kjo situatë i bën dëm vendit.

 “Keqardhje e madhe edhe për deklaratën e eurodeputetëve sot që kanë qenë të detyruar të vijnë në këtë vend të zgjidhin problemet tona. Kemi një reflektim dhe reflektimi është sa keq që ndërkombëtarët u detyruan të flasin troç. Patjetër i bën dëm Shqipërisë”.

Sipas Spiropalit, diskutimi mbi çështjen e vjedhjes së votave është sporadik dhe i takon Prokurorisë ta zgjidhë.

“Çështja e vjedhjes se votave është sporadike dhe merret prokuroria. Ne nuk e zgjedhim opozitën. Ata janë jashtë normalitetit të të bërit politikë.  Arsyet e tyre e nisëm me zgjedhjet e 2017 se nuk janë legjitime. Për herë të parë opozita ka pasur gjysmën e qeverie. Nga e gjitha kjo po del se të gjithë kanë blerë votat dhe të pastrit janë Basha, Berisha dhe Kryemadhi”.

Gjithashtu, ajo nuk nguroi ta pranonte se edhe kur PS ka qenë në opozitë ka pasur gabimet e veta.

“Kemi dhe ne gabimet tona kur kemi qenë në opozitë. Të mësojnë nga eksperienca jonë, këta kanë ikur nga skena. Sondazhet tona tregojnë se opozita është në pikën e saj më të ulët”.

/tvklan.al