Fushata elektorale ka nisur zyrtarisht dhe PS ka vendosur që ta çelë nën drejtimin e grave. Drejtuesja politike e Tiranës për Partinë Sociale, Elisa Spiropali, nga Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit ka prezantuar disa nga kandidatet gra të kësaj force politike, Lindita Nikollën, Ilva Gjuzin, Antonela Dedej, Sofika Lleshi dhe Kejsi Elezin.
Spiropali u shpreh se gratë nuk janë vetëm fytyra e Partisë Socialiste, por dhe forca e puna e kësaj force politike.
Kryetarja e Kuvendit tha me bindje se vajzat e gratë do të mund të sigurojnë fitoren e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit. Sipas saj, e majta ka arritur t’i japë hapësirën e duhur gruas për të drejtuar e për të komunikuar.
Sakaq, Spiropali tha se misioni i Partisë Socialiste është anëtarësimi në Bashkimin Evropian, ndaj dhe u kërkoi grave të japin forcat e tyre në këtë fushatë elektorale.
“Kundërshtarët tanë e shohin ndryshe. Ata thonë me gojën plot se Edi Rama nuk mundet, e për herë të parë jam dakord me ta. Ata nuk e mundin dot Edi Ramën dhe nuk e mundin dot PS. E në çdo studio, në çdo ekran, e kudo ku diskutohet publikisht, këto pyetje shtrohen, e kjo pyetje gjithmonë përsëritet, e përgjigjet janë gjithmonë të ndryshme.
Por, duke parë sot këtë sallë, e duke vizituar sallat e Shqipërisë ku gratë na presin, e duke parë anketimet ku gratë na mbështesin në një masë të madhe, e duke parë entusiazmin, me të cilën ato besojnë PS dhe qeverisë së saj dhe Edi Ramës, unë mund të them se sekreti ynë më i madh, nuk është fare secret. Është sekreti ynë publik, është mbështetja që kemi nga gratë dhe vajzat e Republikës së Shqipërisë, tgë cilat më mirë se gjithë të tjerët e dinë që është PS, ajo që u ka dhënë atyre një hapësirë të madhe komunikimi, veprimi, drejtimi, në çdo nivel. Nga organizata më e lartë e PS, e deri në nivelet më të larta të drejtimit. Ëshët kjo hapësirë që ne jo vetëm e zëmë si numra, por është kjo hapësirë që e kemi ne, e kemi rritur, e kemi bërë më energjike, më dinamike, më të vërtetë, më prodhimtare, për Shqipërinë, duke i dhënë asaj jo vetëm fytyrën tonë, por edhe aftësistë tona.
Ëshët fakt që në Parlamentin e Shqipërisë gratë janë edhe më të besueshme. Flasin më shumë për çështjet e komunitetit, janë më aktive, në çdo raport që del për Kuvendin e Shqipërisë, rezulton që gratë janë deputete edhe më pranë komuniteteve, të vërtetës, edhe veprojnë, e bëjnë ligje më të mira.
Është fakt që sot një qeveri, 50%, sa janë gra e vajza. Është fakt që sot këshillat bashkiakë janë 50% gra, e janë aty jo vetëm numra, por edhe aktive. Është kjo forcë politike, dhe ky lider politik që gjatë këtyre viteve, u ka dhënë këtë hapësirë të madhe grave, e ato kanë ditur ta shpërblejnë duke i dhënë mbështetjen masive PS në zgjedhje.
Sot, kur misioni ynë për betejën e 11 majit, nuk është i çfarëdoshëm. Kur kjo garë elektorale nuk është si gjithë garat e tjera, por është garë për Shqipërinë evropiane, për misionin tonë të përbashkët për ta bërë këtë vend një herë e mirë, vendin ku fëmijët tanë, të rinjtë e këtij vendi, të ndihen të dinjitetshëm, të kenë mundësinë të jetojnë këtu. Ku Shqipëria, ai vendi që para disa viteve nuk është vendi që ka sot emrin e çmuar dhe emrin e nderuar në arenën ndërkombëtare, e është dashur shumë punë e shumë përpjekje, që emrin që ka sot Shqipëria, meqë ra fjala është grua. E sa herë shkojmë e nderojmë në ditën e dëshmorëve apo në ditën e çlirimit, përpara monumentit, e themi me plot gojë “mëmëdheu dhe nëna Shqipëri”, sepse na vjen natyrshëm sesa të themi atdheu.
Kjo lidhje, dashuri që kanë gratë për vendin e tyre, ky kontribut që japin çdo ditë, për të mirën e fëmijëve të tyre. Se gratë, më së shumti, nuk votojnë partinë, por Shqipërinë, fëmijën, të ardhmen. Unë besoj se në këto zgjedhje, do jenë çelësi ynë i suksesit për ta çuar Shqipërinë aty ku e meriton, në familjen tonë natyrale, në familjen evropiane, me Edi Ramën dhe me PS të Shqipërisë. Forca, të gjithave.”, tha Spiropali.
/tvklan.al