“Grushti i shtetit në mendjen e Metës qëkur nisi Reforma në Drejtësi”

Ndaj deklaratave të Presidentit Ilir Meta ka reaguar Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Në një mesazh në rrjetet sociale ajo shkruan se “përsa i përket grushtit të shtetit, ai ka nisur në kokën e Ilir Metës qysh kur nisi Reforma në Drejtësi dhe do të vazhdojë sa herë që në konsensus me SHBA e BE, ne miratojmë ligje që atij i duken grushta”.

Spiropali thotë se pyetja sot nuk është pse Presidentit i ka dalë gjuha jashtë kontrollit dhe s’ka më asnjë kontroll mbi Ilir Metën, pasi kjo dihet, por pse Ilir Meta priti Konferencën e Donatorëve për ta ribërë leckë Presidentin! “Zoti e ndihmoftë Ilir Metën se Presidentin s’e ndihmon dot më as Luli! Populli jo e jo”, shkruan Spiropali në reagimin e saj.

Tv Klan