Klosi: Ishulli i Pelikanit, mund të monitorohet live

Divjaka do të ketë në brendësi të Parkut Kombëtar një spital të posaçëm për trajtimin e kafshëve dhe shpendëve të egër që do të kenë nevojë. Në Ditën Ndërkombëtare të Ligatinave, ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi foli për një sërë risish që do të prekin këtë park.

“Kemi ardhur për të promovuar tre destinacione të reja të Parkut Kombëtar Divjakë Karavastasë. E para është monitorimi i pelikanëve dhe do të jetë një atraksion i shkëlqyer për shumë turistë që vizitojnë këtë park, por po ashtu edhe ndërtimi i një spitali të vogël ku do jenë kushtet 100 % të mbrojtjes së natyrës për kafshët e dëmtuara dhe për zogjtë e dëmtuar të kësaj zone dhe po ashtu do të vazhdojmë me mbjelljen e pemëve”, tha Klosi.

Për të apasionuarit e natyrës dhe botës së kafshëve do të mund të ndjekin live në faqen e ministrisë përgjatë 24 orëve jetën e shpendëve të veçantë që jetojnë në Lagunën e Karavastasë. Vitin e kaluar Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta u vizitua nga 1 milion turistë.

Tv Klan