Pritet të jetë gati Brenda 30 ditësh

Një nga godinat e ish-universitetit Kristal do të kthehet në spitalin më të ri karantinë për të përballuar një fluks të mundshëm të numrit të të prekurve nga Codiv-19. Vendimi është marrë nga qeveria këtë të enjte.

Ministrja e shëndetësisë gjatë inspektimit të ambienteve të spitalit, shpjegon që ky spital do të shërbejë vetëm për pacientët që nuk kanë probleme respiratore.

Ngritja e këtij spitali është pjesë e skenarit të 4 që qeveria ka hartuar për përballimin e situatës së krijuar nga pandemia e koronavirusit. Aktualisht është spitali infektiv dhe ai “Shefqet Ndroqi” që janë kthyer në spitale vetëm për të prekurit me Covid-19.

Tv Klan