Akreditimi nuk do të jetë më një proces në dëshirën e spitaleve. Me ndryshimet në Ligjin për Kujdesin Shëndetësor, të gjitha subjektet e kujdesit shëndetësor do të duhet të përmbushin standardet bazë të cilësisë për akreditim, në të kundër nuk licencohen. Ndryshimet ligjore parashikojnë edhe punësimin e infermierëve vetëm nëpërmjet portalit.

“Nëpërmjet Ligjit të ri të Kujdesit Shëndetësor që ne kemi propozuar, portali “Infermierë për Shqipërinë” të vendoset në ligj, për të mos u kthyer kurrë prapa në punësimin me taraf e parti, por për të ligjëruar këtë mënyrë transparente punësimi, që i jep hakun që i takon gjithësecilit

”, tha Ministrja Manastirliu.

Në 1 Janar të 2020, spitalet do t’i nënshtrohen auditit klinik, një proces i ri që do të mundësojë sa zbatohen protokollet mjekësore.

Tv Klan