Qeveria shton apelet për të respektuar masat

Kapacitetet spitalore të vendit, për momentin, janë nën presion të madh. Në Spitalin levizës të vendosur afër Klinikës Infektive ka vetëm disa vende të lira dhe siç sqaroi Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, pacientët e rinj do të pranohen edhe në Klinikën për Neuorologji dhe Dermatologji, ku ka qasje qendrore për oksigjen. Vende shtesë janë siguruar edhe në Institutin për Sëmundje të Mushkërive dhe në Spitalin “8 Shtatori” si dhe në repartet interne nëpër shumë spitale.

Nëse kapacitetet plotësuese do të jenë të mjaftueshme për hospitalizimin e të gjithë atyre që kanë nevojë për trajtim spitalor, do të tregojnë bilancet e reja shëndetësore. Të Enjten u shënuan 862 raste të reja, të Mërkurën 870. Nëpër spitalet e vendit, sipas njoftimeve të fundit të MSH-së janë të shtruar 670- pacientë, më së shumti në Klinikën Infektive–mbi 150, prej të cilëve 110 janë me oksigjeno-terapi.

Në vazhdën e senzibilizimit të opinionit për kujdes maksimal nga infektimi, Ministri i Jashtëm Bujar Osmani, në profilin e tij në Facebook ka publikuar një video, ku me uniformë të mjekut bën thirrje për vigjilencë.

Kolegët e mi infektologët çdo ditë e më tepër po luftojnë me numër më të madh të sëmurësh nga COVID-19. Andaj sot nuk po ju drejtohem si mjek por si njeri-njeriut, si miku-mikut, mbrohuni, vetveten, familjen tuaj sistemin shëndetësor. Virusi është këtu, më i përhapur se kurrë, më i rrezikshëm se kurrë. Ai një ditë do të ikë, por pse ta mbajmë mend për pasojat që ka lënë për Ju dhe Familjen tuaj

Edhe Ministri iShëndetësisë Venko Filipçe, përmes një video-mesazhi të publikuar në Facebook, sqaron domosdoshmërinë e mbajtjes së maskës për t`u mbrojtur nga COVID-19.

Vjen periudha kur ftohet moti, kurse ajri do të jetë i ndotur. Kur moti është ftohtë shumë me rëndësi është që secili prej nesh të kujdeset për shëndetin e tij, madje edhe nga gripi sezonal. Për këtë shkak mbulimi i gojës, hundës mundëson të thithim ajër të ngrohtë, që të mos gjendemi në grupin e bartësit të virusit dhe të shmangim ndikimin e dëmshëm të grimcave PM10, për të cilët ka dëshmi se I mundësojnë virusit të udhëtojë më larg nga rruga e zakonshme gjatë të folurit

Vendet e rajonit janë duke menduar edhe për spitale mobile dhe salla sportive të adaptuara për akomodimin e rasteve më të lehta. Por, vendet e BE-së, dje paralajmëruan edhe opsione tjera. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Layen, paralajmëroi 220 milionë Euro ndihmë për transport ndërkufitar të të sëmurëve me COVID-19 që të parandalohet kolapsi I sistemit shëndetësor në vendet më të cenuara të BE-së.

Për momentin, Komisioni Evropian është duke negociuar me katër kompani farmaceutike për të siguruar vaksinat kundër COVID-19, prej se tashmë është arritur marrëveshja me tre kompani. Kur do të verifikohet, vaksina do të distribuohet njëkohësisht tek të gjitha vendet anëtare, me sasi, sipas popullatës së përgjithshme në BE.

Maqedonia e Veriut shpreson se do të fitojë një pjesë të këtyre vaksinave, falë iniciativës së Kryeministrit grek Kiryakos Micotakis, që e prezantoi para Kryeministrit Zaev në Shtator të këtij viti.

Klan Macedonia