197 kamionë me ndihma u kontrolluan dhe u drejtuan drejt Gazës përmes vendkalimit Kerem Shalom

Spitalet në Gazën veriore nuk janë në gjendje të ofrojnë asnjë shërbim mjekësor. OKB-ja e ka përshkruar veriun e Gazës si një “zonë fatkeqësie humanitare”, me pacientë dhe mjekë që trajtojnë njerëzit në dysheme.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza ka deklaruar se forcat izraelite kanë rrethuar Spitalin Kamal Adwan ndërsa kanë ndërprerë energjinë elektrike dhe nga një mungesë të konsiderueshme të furnizimeve mjekësore.

Luftime të ashpra po zhvillohen midis forcave izraelite dhe luftëtarëve palestinezë në pjesë të ndryshme të Khan Younis. 10 ushtarë izraelitë mbetën të vrare në Rripin e Gazës gjatë orëve të fundit.

Shefi i Kombeve të Bashkuara për refugjatët parashikon më shumë zhvendosje në Lindjen e Mesme për shkak të konfliktit që largoi 85 për qind të popullsisë së Gazës. Ndërkaq Papa Françesku ripërsëriti thirrjen e tij për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza dhe u lut për t’i dhënë fund vuajtjeve si për izraelitët ashtu edhe për palestinezët.

“Unë vazhdoj të ndjek me shumë shqetësim konfliktin. Rinovoj thirrjen time për një armëpushim të menjëhershëm humanitar. Ka kaq shumë vuajtje atje. Unë inkurajoj të gjitha palët e përfshira të rifillojnë negociatat dhe u bëj thirrje të gjithëve që të dërgojnë ndihma humanitare për popullin e Gazës. Të gjithë pengjet duhet të lirohen menjëherë. Ju lutem, thoni jo armëve dhe po paqes.”

Agjencia izraelite për koordinimin civil me palestinezët, publikoi një video që tregonte kamionët e ndihmës duke u inspektuar për t’u transferuar në Gaza. 197 kamionë me ndihma i shkuan në ndihmë palestinezëve.

Ndërkaq dhuna vijonë të përshkallëzohet edhe në Bregun perëndimor. Numri i njerëzve të vrarë në zonën e Jeninit është rritur në shtatë pasi zyrtarët palestinezë konfirmuan se një djalë 13-vjeçar humbi jetën për shkak të plagëve.

Klan News