Studimi spanjoll: Janë prekur 21% e stafit

Spitalet janë burim infeksioni edhe për Covid-19. Studimi i kryer në një prej spitaleve më të mëdhenj në Madrid, ka faktuar se brenda këtyre mjediseve probabiliteti i infektimit është disa herë më i lartë.

“Konkluzionet që neve kemi nxjerrë nga studimi është që spitalet qendra infeksioni. 21% e punonjësve të spitalit kanë qenë të infektuar nga koronavirusi. Vetëm 86% kanë demostruar që kanë pasur imunitet”.

Për të frenuar përhapjen e infeksionit brenda spitalit dhe nxjerrjen jashtë dyerve të tij dhe infektimin masiv të popullatës, Spanja ka vendosur rregulla strikte.

Është e patolerueshme që në spitale njerëzit të ikin pa maska, që të ketë familjarë në pavione. Çdo i sëmurë që shtrohet në spital, që do t’i nënshtrohet një operacioni, duhet të bëjë provën e Covid-19. Nëqoftëse nuk është një urgjencë dhe është Covid-19 pozitiv nuk operohet”.

Edhe në Shqipëri, spitali Nënë Tereza është shndërruar në përhapësin kryesorë të infeksioneve, për shkak se nuk respektohen protokollet e sigurisë nga mjekët dhe pacientët dhe për shkak se të gjithë pacientët shtrohen nëpër pavione pa iu nënshtruar më parë testit të Covid-19.

Tv Klan