Spitalet shqiptare vuajnë nga mungesat e theksuara të barnave. Drejtori i Drejtorisë së Ekonomisë dhe Investimeve në Ministrinë e Shendetësisë, Thanas Poci thotë se për mungesën e medikamenteve ka ndikuar mjaft fakti i numrit të vogël të ndihmave të ardhura nga fondacionet e huaja. Ai shton se vetë buxheti i shtetit nuk është në gjendje të përballojë kërkesat e spitaleve. Një faktor tjetër ka qënë dhe menaxhimi i dobët nga drejtuesit e spitaleve. Historikisht në vitet e fundit QSUT ka thithur ndihma por në kuota të konsiderueshme. Vitin e kaluar ata kanë kapur nivelin e 200 milionë lekëve, kurse për sivjet ka qënë në parametra shumë të ulët nga 20 deri 30 milionë lekë. Në radhë të parë QSUT-së iu kërkua që të forcojë disiplinën financiare për menaxhimin me nivelin e duhur duke respektuar protokollet mjekësore dhe  normativat e duhura që ky buxhet  të perdoret  nga ky institucion.

Pamje nga Spitali Universitar Obstetrik Gjinekologjik, Ministria e Shëndetësise, flet Drejtori i Drejtorisë së Ekonomisë dhe Investimeve në Ministrinë e Shëndetësisë, Thanas Poci./tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj