Spitali Amerikan në Prishtinë krahas trajtimit të shumë sëmundjeve, do të ofroj shërbime të specialializuar në fushën e gjinekologjisë.

Kjo fal një bashkëpunimi që ky spital ka bërë me spitalin grek Gjenesis, të cilët janë lider në ofrimin e shërbimeve që kanë të bëjnë me fertilitetin.    

Por, Spitali Amerikan me këtë projekt ka edhe një synim tjetër.

“Shpresojmë që të vinë pacientë nga vende të ndryshëm të botës të vinë të marrin këtë shërbim”, tha Drejtori Ekzekutiv i Spitalit Amerikan,  Klodian Allajbeu.

 Metodat më të avancuara të shërbimeve gjinekologjike do të përdorën në Prishtinë e Tiranë.

 

“Ne kemi pacient nga e gjithë bota derisa ata tani do të mund të trajtohen këtu. Ne ofrojmë shërbimet e invitros me metodat më të avancuara”

, u shpreh Kostas Pantos, drejtor i turizmit mjekësor, Greqi.

 Në konferencën e organizuar u tregua edhe thelbi i këtij bashkëpunimi.

 “Ne nuk jemi këtu të shtuar konkurrencën, ky nuk është synimi ynë. Ne duam që të bëjmë qendër të trajtimeve mjekësore edhe ne lëmine e gjinekologjisë. Dhe pacient nga e gjithë bota te vijnë këtu për shërbime”

, tha Damaskos, menaxher i klinikës Genesis në Athinë.

Bashkëpunimi i Spitalit amerikane me atë Genesis u përshëndet  nga profesionistet e mjekësisë.

Tv Klan