Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Qendrës spitalore “Nënë Tereza” dhe të vetmit spital Ushtarak dhe Sanatorium Tiranë i shtohet dhe një spitalë fushor nga fondacioni arab. Për të përuruar dhe njëkoësisht për të viziuar ambjentet e këtij spitali ishin të pranishëm presidenti Mejdani, Kastriot Islami, ministri Solis dhe këshilltari Brokaj. Pasi është përshëndetur me bamirësit arab presidenti është njohur me pikat e tjera ku ky fondacion kishte hapur qendra spitalore.

11 institute të hapura në të gjithë Shqipërinë. 23 kampe sponsorizohen nga Arabia që strehojnë 17313 kosovarë. Ky spital mban 50 shtretër. Presidenti Mejdani ka vizituar të gjitha pavionet e tij, që sot ka filluar punë dhe po sot janë shtruar 30 kosovarë, duke filluar nga fëmijët deri tek të rriturit.

Presidenti Mejdani gjatë vizitës përveçse ka pyetur për shëndetin e tyre, i ka dhënë dhe kurajo duke i premtuar se nën ndikimin e ilaçeve dhe mjekëve ata do të bëhen më mirë. E veçanta e këtij spitali të ngritur nga arabët është se përveçse po shëron kosovarë ata kanë punësuar dhe 16 infermiere kosovare./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti