Përfundojnë 90 përqind të punimeve

Dita e 70-të e punimeve e gjen Spitalin Rajonal memorial të Fierit me godina të ndërtuara plotësisht. Evis Berberi, koordinator i projektit pohon për Televizioni Klan se puna me strukturën ndërtimore ka përfunduar, ndërsa aktualisht po punohet për hapësirat e jashtme.

“Kemi arritur deri në 90% të projekteve të realizuara në aspektin ndërtimor pra janë mbaruar të tre seksionet nga ana ndërtimore po punohet për infiniturat e tyre. 10% i cili na ka mbetur është sistemimet e jashtme, që kanë të bëjnë me gjelbërimin, me shtrimin e parkingut, me shtrimin e rrugëve dytësore dhe të trotuarëve”.

150 dhomat e pacientëve presin vetëm të plotësohen me pajisjet e nevojshme hotelerike dhe mjekësore. Në pavione është kryer edhe testi i energjisë elektrike.

Në seksionin A dhe C janë përfunduar, siç duket, pothuajse 95% e punimeve, vendosja e dyerve, vendosja e dritareve, vendosja e paisjeve hidrosanitare, lyerja, vendosja e dyshemesë teknologjike. Të gjitha paisjeve mjekësore ndihmëse, ne presim që brenda datës 26 të filloj ardhja e mobiljeve dhe diku nga data 2 deri në 6 Prill, të na vijnë paisjet e para mjekësore”.

Ndërtimi i Spitalit Rajonal të Fierit brenda 3 muajve iu premtua Kryeministrit Edi Rama gjatë takimit të tij me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan. Por a kanë ndërtuesit një afat të përafërt për mbylljen e punimeve?

“Në zonën e urgjencës në të cilën ne ndodhemi tani janë menduar që të jenë 12 shtretër njëkohësisht, por kjo nuk do të thotë që do të trajtohen vetëm 12 pacientë. Pra, urgjenca shërben edhe si ambulatore shërben edhe për rastet më të rënda të cilat kanë nevojë për shtrimin në pavion. Maksimumi java e tretë e muajit Prill objekti do të jetë i dorëzuar.”

Sipas marrëveshjes 60% e stafit mjekësor dhe menaxherial do të vijë nga Turqia për një periudhë 6 mujore deri 1 vjeçare, deri në përzgjedhjen e plotë të stafit shqiptar.

Tv Klan