Do jetë gati në fund të vitit 2021

Investimi prej 14.8 milionë eurosh për ndërtimin e spitalit të ri të sëmundjeve të brendshme do të përfundojë brenda 2021.

Shërbimet që do të ofrohen për një kapacitet prej 271 shtretërish janë ato të kardiologjisë, hematologjisë, endokronologjisë, gastrohepatologjisë, nefrologjisë, alergologjisë, edermatologjisë, shërbime që deri më tani janë marrë në atë që njihet si 6 katëshi në QSUT, por dhe shërbime të reja që aktualisht ndodhen në godina të tjera.

Kryeministri që shoqërohej nga ministrja e Shëndetësisë në inspektimin që i bënë ecurisë së punimeve, zgjodhi vetëm të dëgjojë shpjegimet e drejtueseve të projektit dhe Manastirliut.

“Interesante në këtë spital është lidhja që i bëhet kësaj godine me godinën aktuale, ku nëpërmjet dy urave lidhen direkt këto dy spitale, duke bërë një trup dhe duke mundësuar eficencën e shërbimeve”.

Brenda godinës së re të spitalit të Sëmundjeve të Brendshme do të ketë 9 salla leksioni dedikuar studentëve të mjekësisë, ku do të zhvillohen praktikat mjekësore.

Tv Klan