Kryeministri Edi Rama së bashku me ministrat Arben Ahmetaj dhe Ogerta Manastirliun, kanë vizituar dhe kanë parë nga afër ambientet e strukturës që do të përshtatet si spital karantinë.

Manastirliu ka shpjeguar se si do të vihet në funksion për spital kjo godinë, ndërsa shton se puna do të nisë sa më parë të jetë e mundur për tu vënë në dispozicion, nëse Shqipëria do të kalojë në një skenar të 4 lidhur me Covid-19.

Ndërkaq Rama i është drejtuar ministres duke i thënë se sfidë është nëse këtë spital do ta bëjnë funksional brenda 30 ditësh.

Ministrja Manastirliu u shpreh se ky spital projektohet për të sëmurët të cilët e kalojnë rrezikun por kanë ende nevojë për hospitalizim, e në këtë mënyrë nuk do të ketë dyndje tek spitali Infektiv, i quajtur Covid-1.

Një spital i ri lufte, për të garantuar mbrojtjen e të sëmurëve në kushtet e çdo rritjeje të papritur të forcës së zjarrit armik”, e ka cilësuar Rama. /tvklan.al