Manastirliu: Përgjigje ndaj emergjencës së Covid-19

Spitali infektiv do të rindërtohet. Në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale kanë nisur konsultimet për projektin e ri, si pjesë e përgjigjes ndaj emergjencës së Covid19.

“Nëpërmjet projektit të përballimit të emergjencës së Covid-19 të mbështetur nga Banka Botërore, ne kemi tashmë filluar tashmë të hedhim hapat e parë në zbatimin e këtij projekti, i cili është pjesë e planit kombëtar të përgjigjes kundër Covid-19, planit tonë 2 vjeçar që tashmë është miratuar dhe po jetësohet”.

Ministrja Manastirliu tha se plani i përgjigjes ndaj Covid-19 përfshin edhe fuqizimin e spitaleve të tjera rajonalë.

“Nëpërmjet planit tonë të veprimit, kemi parashikuar të bëjmë të mundur përforcimin e strukturës tonë të Urgjencës Kombëtare me 20 autoambulanca të reja që do i shtohen flotës ekzistuese në të gjithë vendin. Nga ana tjetër do të vijojmë pra të fuqizojmë spitalet rajonale”.

Projekti i ri i spitalit infektiv parashikon jo vetëm rehabilitimin por edhe zgjerimin e tij, me aparatura të teknologjisë së lartë për shërbimin infektiv të nivelit terciar, si qendër reference për të gjithë vendin.

Tv Klan