Ekipet shqiptaro-turke po kryejnë ndërhyrje me metoda të avancuara kirurgjikale

Që prej hapjes në Spitalin Memorial të Fierit janë kryer rreth 700 procedura kardiake me metoda të avancuara me sukses.

Një ndërhyrje të tillë e kanë kryer së fundmi ekipi i mjekëve shqiptaro-turk, tek një pacient i moshuar, ku sipas dr. Ndriçim Kallashit çdo gjë shkoi siç ishte planifikuar.

“Ka qenë një nga rastet më të vështira që është intervenuar në këtë sallë. Pacienti ka ardhur në urgjencë në gjendje tejet të rënduar. Është bërë një konsultë multidisiplinore nga shumë specialistë. Në fund fare është diagnoza është vendosur në kardiodiagnozë duke i bërë ekon kardiake dhe duke parë çrregullimet që kishte në zemër. U vendos që të bëhet koronarografia. Është bërë koronarografia, është parë që të tre arteriet ishin të dëmtuara. Më e dëmtuara ishte e artieria e anës së djathtë në të cilën u implantuan dy stende dhe sot pacienti është në gjendje shumë të mirë”.

Pas ndërhyrjes së vështirë në zemër pacienti është rikuperuar brenda një kohe të shkurtër.

“Dje e bëra sot jam i ngritur”.

“Kemi ardhur para 3 javë e gjysmë te urgjenca në një gjendje shumë të rëndë. Falë mjekëve të shkëlqyer, shyqyr gëzon shëndet të plotë”.

Spitali Rajonal Memorial Fier u inaugurua në Prill të 2021 dhe ofron shumë shërbime dhe ndërhyrje për banorët e jugut dhe jo vetëm.

Klan News