Spitali pa dyer, pacientët dridhen nga i ftohti



Spitali pa dyer, pacientët dridhen nga i ftohti

20:22 18/01/2021

Emisioni Stop në Tv Klan ka transmetuar disa video të rubrikës “Hit parade” të denoncuara nga qytetarët.

Në Zapod të Kukësit kanë rrëshkitur dherat dhe banorët kanë një javë të izoluar. Maksim Mustafa, kreu i njësisë administrative bën thirrje për ndihmë.

Në Spitalin e Kamzës, pacientët e marrin serumin duke dridhur nga i ftohti, pasi aty nuk ka as dyer e as ngrohje.

Në Kukës janë marrë inerte në buzë të rrugës, megjithëse bëhet fjalë për zonë të mbrojtur.

Në Krujë kanë hequr lapidarin dhe e kanë degdisur pas një magazine të vjetër.

Janë këto disa nga episodet që shfaqen e komentohen në emisionin e sotëm “Stop”, në rubrikën “Hitparade i absurdit shqiptar”.  /tvklan.al






Të ngjashme