Mberrin në itali për herë të parë Spitali Virtual. “Viareggio” e më pas “Como e Cosenza”, janë tre projektet e radhës në vendin fqinj, duke shënuar një revolucion që deri tani në Evropë nuk është implementuar dhe pritur me sukses.

Modeli do të jetë ai i projektit pilot inovativ me modelin e “Mercy Virtual Hospital”, i pari në botë, operativ në SHBA që prej 2015.

Pacientët nëpërmjet spitalit virtual, mund të aksesojnë shërbimet mjekësore online përmes video-thirrjeve, email apo aplikacione. Mund të marrin konsulta mjekësore, receta, monitorim të gjendjes shëndetësore, por edhe ndjekje të sëmundjeve kronike.

Natyrisht është një spital pa shtretër, ku do operojnë qindra mjekë dhe infermierë, 160 persona në turn, 24 orë dhe ku operohen rreth 10 mijë pacientë në ditë. Gjithashtu me krijimin e këtij spitali synohet që të arrihet rreth 500 mijë shtrime spitalore për sëmundje kronike, me një çmim mesatar prej 5000 euro për pacient, duke sjellë kështu një kursim për sisitemin sanitar prej 2.64 mld euro.

Klan News