Kur shtohet pritshmëria për shpalosjen e gjeneratës së ardhshme të komunikimit celular, ose siç njihet ajo me termin 5G, siguria mbetet një temë e nxehtë debati. Qeveria amerikane ka nisur një fushatë kundër gjigandit teknologjik Huawei duke u bërë thirrje të gjitha vendeve të botës të mos marrin produktet që kjo kompani prodhon. Nga ana tjetër Huawei, ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara se ky ndalim do të ndikojë tek vendet e punës.

Po çfarë tregton kjo lloj kompanie? Kompania Huawei mbetet një lider botëror në fushën e teknologjisë ku në të gjitha vendet e botës importon celularë aparate fotografikë, laptop etj.

Por teknologjia 5G, që ky gjigand teknologjik pritet të sjell një risi duke ndërlidhur njerëzit, shtëpitë, makinat, industrinë dhe qytetet. Kjo gjë po ngjall mjaft politika kryesisht nga qeveria amerikane. Ekziston frika se të dhënat mund të kompromentohen.

Drejtori i bordit të firmës Huawei, David Wang thotë se qeveria amerikane, por edhe disa ekspertë shprehen se kjo kompani është vatër spiunazhi dhe nëse do të ishte kështu, do të ishte e pamundur të garantohej siguria kibernetike. Wang thekson se kjo po sjell shitje të pakta nga ana e njerëzve të cilët i kanë qëndruar besnik kësaj marke prej vitesh dhe një gjë e tillë nuk ndihmon për të ndërtuar një botë së sigurt në internet.

Ndërkaq Trump është shprehur se problemi që ka SHBA-ja me Huawei mund të zgjidhet në rast të një marrëveshje të re tregtare mes SHBA-së dhe Kinës.

Sipas kreut të Shtëpisë së Bardhë Huawei është kërcënim për sigurinë kombëtare amerikane. Edhe kompani të tjera amerikane që prodhojnë mikroçip si Intel dhe Qualcomm po respektojnë vendimet e Presidentit Trump duke ngrirë të gjitha furnizimet për gjigandin kinez të teknologjisë.

Klan Plus