Më 14 Prill, Gjykata e Elbasanit do të japë vendimin nëse do të lejojë ose jo ekstradimin e shtetases ruse Svetlana Timofeeva, e cila u arrestua në vendin tonë pasi u kap në Uzinën e Gramshit.

Këtë të martë, togat e zeza u njohën me pretendimet e palëve, mes të cilave dhe vetë ruses që kërkoi rrëzimin e kërkesës për ekstradim, pasi ajo ka kërkuar azil në Shqipëri.

Svetlana Timofeeva u arrestua më 20 Gusht të vitit 2022 bashkë me një bashkëkombësin e saj dhe një shtetas ukrainasin pranë ish-uzinës së armëve në Ballsh.

Për 33-vjeçaren, Rusia kërkon ekstradim pasi atje është e akuzuar për “Marrje e paligjshme e informacionit që përbën sekret shtetëror”.

Tv Klan