“Duhet parë çfarç fshihet pas kësaj shfaqje”

Kryeministri në të parin koment për kapjen e tre të rinjve 2 rusë e 1 ukrainas në uzinën ushtarake të Gramshit, të dyshuar për spiunazh, nuk duket aspak i shqetësuar për cënim të sigurisë kombëtare. Vetë ai në krah me homologun e tij nga Luksenburgu që vizitoi Tiranën këtë të premte, të gjithë reagimin publik e cilëson qesharak.

“Nuk ka lidhje kjo me objekte, a jeni në vete apo jo, ajo është relikte që është hequr nga lista që në 2012? Në kohën kur flitet për luftë yjesh, për raketa, të thuash për sigurinë kombëtare me aparat në dorë është qesharake”.

Ajo për të cilën duket më i shqetësuar është ajo që mund të fshihet vërtetë pas kësaj ngjarje. Madje Kryeministri fajëson mediat se e kanë ndihmuar qëllimin e vërtetë të tyre duke i dhënë një vëmendje që nuk e meritonte si ngjarje.

“Ndërkohë që duhet të shohim nga hetimi dhe gjykimi për qëllimin. or çfarë shihet pas kësaj shfaqjeje me vëmendje që mori edhe me ndihmën tuaj me ca reporterë që kërcenin atje”.

Edhe Xavier Bettel nuk duket se beson tek historitë me spiunazh rus, kur pyetet nëse është shqetësuese për një vend të NATO-s ndodhin episode të tilla.

“Disa kolegë europianë qortojnë ndërhyrjen e Rusisë në shumë aktualitete që ndodhin në vendet e tyre, kritikojnë ndërhyrjen e Rusisë, pra na takon neve të tregojmë çfarë është e vërtetë, çfarë është e rreme”.

Por ndërsa foli gjatë për historinë e spiunëve rusë, nuk pranoi të flasë në krah të mikut të tij nga Luksenburgu për hetimin e nisur nga SPAK për Ilir Metën.

Rama dhe Bettel folën për të ardhmen europiane të Shqipërisë që për Kryeministrin e Luksenburgut fati i të cilës nuk duhet të varet nga interesat kombëtare të cilitdo vendi anëtar të unionit. Ndërsa Kryeministri Rama pas çeljes së negociatave mendon se tashmë gjithçka varet se sa shpejt do të ecë vendi për të merituar vendin e anëtarit në tryezën e BE.

Tv Klan