“Nuk është tradhtar, e ka bërë për fëmijën e sëmurë”

Gruaja e kapitenit të marinës italiane i arrestuar këtë javë me pretendimin se i kaloi dokumente konfidenciale një zyrtari rus, ka deklaruar se ai nuk është spiun.

Kapiteni i marinës, i identifikuar nga shtypi italian si Walter Biot, u arrestua pasi policia e kapi atë duke pretenduar se po i dorëzonte dosje sekrete një punonjësi ushtarak të ambasadës ruse në këmbim të parave.

Gruaja e Biot, Claudia Carbonara, tha se ajo nuk kishte qenë në dijeni të veprimeve të pretenduara të burrit të saj, por këmbënguli se ai nuk ishte tradhtar.

Biot thuhet se i tha policisë pas arrestimit të tij se ai kishte shumë borxhe dhe kishte një fëmijë me probleme shëndetësore. Nëse ai merrte para, atëherë ai e bëri atë nga dëshpërimi, tha ajo për “La Stampa”.

Tensionet midis Romës dhe Moskës janë rritur pasi Ministria e Jashtme italiane urdhëroi dëbimin e zyrtarit ushtarak rus që dyshohet se ishte përfshirë në çështjen e spiunimit.

Dyshimet për spiunazh u ngritën për herë të parë rreth katër muaj më parë pasi agjencia e brendshme e inteligjencës dhe sigurisë së Italisë sinjalizuan takimet midis kapitenit të marinës dhe zyrtarit rus. Biot pretendohet të ketë marrë 40,000 € për shitjen e dosjeve “shumë sekrete” të NATO-s dhe dosjet e ndjeshme ushtarake italiane.

Klan News