“Spiuni kundër spiunit”, Pompeo takon Putin

“Spiuni kundër spiunit”, Pompeo takon Putin

19:51 13/05/2019

Kërcënimi që vjen nga Irani, veçanërisht pas anulimit të pak ditëve më parë të marrëveshjes ndërkombëtare bërthamore, detyroi Mike Pompeo të ndryshojë axhendën e tij në turin e parë europian si Sekretar i Shtetit.

Kryediplomati amerikan kishte planifikuar vizitë zyrtare në Moskë, por fillimisht ai udhëtoi drejt Brukselit për t’u takuar me krerët e vendeve firmëtare të marrëveshjes me Iranin. BE synon të parandalojë zhvillimin e armëve bërthamore.

Interes të madh ka ngjallur takimi me presidentin rus Vladimir Putin i zhvendosur të martën në Soçi. “Spiuni kundër Spiunit” dhe “Bridge of Spies” “Ura e Spiunëve” ishin disa nga titujt e mediave të huaja, duke iu referuar të shkuarës në krye shërbimeve sekrete për Pompeon dhe Putin.

Bëhet fjalë për takimin e parë të Sekretarit aktual të Shtetit me Vladimir Putinin. Vizita vjen pak kohë pas përmbylljes së raportit për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane, ku prokurori special Robert Mueller nuk gjeti lidhje direkte mes stafit të presidentit Trump dhe Moskës.

Tv Klan

Të ngjashme
UKT